Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Çfarë shkoi keq në operacionin e Kate Middleton? Princesha nuk kthehet në shtëpi, Mbreti Charles i shqetësuar

Nga A2 CNN
23 Janar 2024, 18:09 | Bota

Çfarë shkoi keq në operacionin e Kate Middleton? Princesha nuk

Një javë pas operacionit të vështirë abdominal të cilit iu nënshtrua Kate Middleton, skenarët për gjendjen shëndetësore të Princeshës së Uellsit nuk po ndalen, duke qenë se ajo ende nuk është në gjendjen optimale për tu kthyer në shtëpi.

Kate mbetet në spital pas operacionit të kryer të më 16 janar dhe do të kalojë muajt e ardhshëm duke u rikuperuar ndërsa kthimi i saj në detyrat mbretërore nuk pritet të ndodhë para Pashkëve.

Në fakt, sipas raportimeve, ajo do të punojë edhe nga shtrati, sapo të ndihet më mirë, pasi askush brenda familjes mbretërore nuk mund të ngarkohet me pjesën e saj të punës për llogari të pallatit.

Shëndeti i Kate mbetet një sekret i ruajtur nga afër, me Pallatin Buckingham që i është dashur të sqarojë nëse ka apo jo lidhje me kancerin.

Pse Kate nuk mund të kthehet në shtëpi?

Kate Middleton thuhet se ende nuk është në gjendje të kthehet në shtëpi. Duke folur për operacionin e saj, një mjek la të kuptohet se shtëpia e saj nuk është e përshtatshme për rikuperimin e Princeshës dhe çfarë do t'i nevojitet pas një operacioni të tillë.

Princesha e Uellsit do të qëndrojë në spital për rreth 10 deri në 14 ditë përpara se të kthehet në Adelaide Cottage të Windsor.

Robert Hardman, i cili shkroi biografinë e publikuar së fundmi të Mbretit Charles III, foli për Fox News Digital dhe vuri në dukje se është e pazakontë që anëtarët e familjes mbretërore të japin detaje për shëndetin e tyre.

Ndërkohë, Mbreti Charles duket se është shqetësuar për gjendjen e Kate. Robert Hardman pohoi se nga informacionet që burimet e tij brenda Pallatit mbretëror kanë, thuhet se Charles nuk e fsheh shqetësimin e tij për bashkëshorten e të birit.

Mbreti dëshiron që Kate Middleton të heq dorë nga detyrat mbretërore në muajt e ardhshëm, në mënyrë që rikuperimi i saj të bëhet gradual.

Ai është një fans i madh i saj. Ai shqetësohet më shumë se kushdo, përveç Princit William, për të. Ajo është në formë, është e re dhe do të jetë jashtë detyrës për tre muaj. Nuk mendoj se ka njeri që dëshiron të bëjë ndonjë lloj presioni ndaj saj”, tha ai, sipas Birmingham Mail.

Ndërkohë, një ish-paciente që ka kryer operacionin abdominal në të njëjtin spital privat ku ndodhet Princesha e Uellsit ka thënë se procedura “është pak e frikshme në fillim”.

Kate Middleton është në duar të sigurta në Klinikën e Londrës. Ishte një eksperiencë shumë e mirë. Kirurgët më të mirë janë në këtë klinikë të veçantë dhe janë liderë në fushën e tyre si në kërkime ashtu edhe në kirurgji. Kisha një kirurg të shkëlqyer, gjithçka ishte shumë efikase. Isha në sallën e operacionit dy orë”, thotë ish-pacientja për revistën People.

Klinika private ku Kate po trajtohet është spitali më i madh i pavarur, privat në Mbretërinë e Bashkuar, i përshtatshëm për mbi 155 operacione të ndryshme.

Infermierët janë thjesht të jashtëzakonshëm dhe kujdesen për nevojat e pacientëve. Spitali ka staf shumë të mirë dhe të gjithë janë të ditur, të ndjeshëm dhe të kujdesshëm. Fizioterapistët janë të mrekullueshëm për t'ju ndihmuar të rikuperoni dhe të ngriheni përsëri në këmbë. Pas operacionit abdominal, duhet shumë durim dhe në fillim është pak e frikshme”, ka rrëfyer më tej ish-pacientja.

Burimet e Pallatit i thanë People se Princesha Kate "po kalon mirë" pas operacionit të suksesshëm, ndërsa Princi William u pa duke u larguar prej aty të enjten e kaluar dhe pritet të pezullojë disa angazhime për të mbështetur familjen e tij gjatë kësaj kohe dhe të jetë pranë tre fëmijëve të tyre, George, Charlotte dhe Louis.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani