Ekskluzive e CNN, kryespiuni izraelit me plan për shpëtimin e krerëve të Hamasit

Nga Xhevahir Qardaku
23 Janar 2024, 10:53 | Bota

Kryespiuni i Izraelit ka bërë një propozim për kursimin e jetëve të krerëve të Hamasit. Në mënyrë ekskluzive, CNN raporton se shefi i Mosadit, David Barnea, ofroi një armëpushim në këmbim të largimit të zyrtarëve të lartë të grupimit militant palestinez nga Gaza.

Duke cituar burime në diskutimet për këtë çështje, CNN shkruan se propozimi izraelit është shtruar gjatë një takimi të muajit të shkuar në Varshavë me drejtonin e CIA-s amerikane, William Burns dhe kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Adulrahman Al-Thani, gjithashtu me sekretarin e shtetit, Atnony Blinken.

Qëndrimi i Katarit ishte se kjo ide nuk do të funksiononte kurrë, pasi Hamas nuk i zë besë Izraelit dhe nuk beson se do ta ndalonte luftën në Gaza. Pavarësisht se operacioni tokësor ka muaj që ka nisur, ushtria e Tel Avivit nuk ka arritur të kapë apo vrasë asnjë prej liderëve të rëndësishëm të Hamasit në enklavën palestineze.

Ekskluzive e CNN, kryespiuni izraelit me plan për shpëtimin e

Vetë Izraeli ka pohuar se në Gaza vepron aktualisht 70 për qind e paramilitarëve të grupimit në fjalë. Hamasi thotë se nuk ka marrë zyrtarisht asnjë propozim për armëpushim dymujor nga Izraeli në këmbim të lirimit të pengjeve. Në terren, Izraeli pësoi humbjen më të rëndë që nga nisja e luftës në Gaza.

“Gjatë luftimeve në qendër të Rripit të Gazës, 21 ushtarë rezervistë u vranë. Nga ajo çfarë dimë, rreth orës 4 të mëngjesit, një raketë u qëllua nga terroristë drejt një tanku që po ruante ushtarët. Paralelisht, ka pasur një shpërthim në një ndërtesë dykatëshe, e cila për pasojë u shemb, kur rezervistët ishin brenda saj. Ndërtesa shpërtheu si rezultat i plasjes së minave që forcat tona i kishin vendosur aty brenda për të rrëzuar godinën e përdorur nga terroristët”, thotë Admiral Daniel Hagari‪, zëdhënës i ushtrisë izraelite.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, reagoi për këtë duke thënë se është një nga ditët më të rënda që nga nisja e konfliktit. Ai u zotua se lufta do të vazhdojë deri në fitoren e ushtrisë së tij në Gaza. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos