Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Vriten 21 ushtarë izraelitë, Tel Avivi iu premton "rrugë shpëtimi" liderëve të Hamasit

Nga A2 CNN
23 Janar 2024, 09:37 | Bota

Vriten 21 ushtarë izraelitë, Tel Avivi iu premton "rrugë

Ka qenë një ditë tragjike për ushtrinë izraelite, e hëna e 22 janarit, kur 21 ushtarë humbën jetën gjatë përleshjeve me militantët e Hamasit në Gaza.

Lajmi u dha nga vetë zëdhënësi i ushtrisë, i cili konfirmon mes të tjerash se kjo ishte dita më e përgjakshme për ushtrinë izraelite që prej nisjes së luftës më 7 tetor.

Ndërkohë, vijojnë përpjekjet diplomatike mes palëve, me ndërmjetësimin e vendeve të tjera për sigurimin e një armëpushimi të mundshëm dhe lejimin e ndihmave humanitare për civilët e rrezikuar.

Sipas CNN, Izraeli iu ka ofruar liderëve të Hamasit një korridor të sigurt për t’u larguar nga Rripi i Gazës, një propozim ky që i çon më tej përpjekjet për armëpushim.

Propozimi konfirmon vështirësitë e hasura nga Tel Avivi për të mbajtur angazhimin e tij për të shkatërruar plotësisht organizatën islamike palestineze, pas sulmit të përgjakshëm të nisur nga kjo e fundit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli