Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 82%
  • Ndikimi i shoqërisë 12%

Vrasja e ushtarëve amerikanë, SHBA-ja dhe Britania hakmerren, sulme ndaj Houthi në Jemen

Nga Xhevahir Qardaku
23 Janar 2024, 09:47 | Bota

Amerika hakmerret për dy ushtarët që humbën jetën në Detin e Kuq. Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë kryer një operacion të dytë të përbashkët kundër militantëve Houthi në Jemen.

Aleatët nuk po munden që të ndalojnë sulmet e grupit paramilitar, që pretendohet se mbështetet nga Irani, ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, thotë se Londra dhe Uashingtoni duan të dërgojnë mesazhin më të qartë të mundshëm se fjalët e tyre do të mbështeten nga veprimet.

“Ajo çfarë militantët Houthi po bëjnë është e papranueshme, është e paligjshme dhe po kërcënon lirinë e lundrimit. Kjo është arsyeja pse ne kemi ndërmarrë veprimet. Krahas këtij veprimi, është një grup i tërë masash që do të marrim duke përfshirë sanksione dhe presione të tjera kundër grupit Houthi, kombinuar sigurisht me veprimin që Marina Mbretërore po ndërmerr me të tjerët në Detin e Kuq”, tha David Cameron.

Pentagoni tha se sulmet e së hënës goditën tetë objektiva, duke përfshirë një depo nëntokësore dhe aftësinë e mbikëqyrjes të militantëve Houthi.

Grupi paramilitar ka shënjestruar anijet që ata thonë se janë të lidhura me Izraelin dhe Perëndimin që udhëtojnë përmes rrugës së rëndësishme tregtare të Detit të Kuq.

Pentagoni tha se sulmet e fundit ishin tepër të nevojshme. Shpërthime të mëdha u raportuan në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, i cili kontrollohet nga Houthit.

Ky grupim, ashtu si herët e tjera, kërcënon me reagim të ashpër pas shënjestrimit të fundit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu