Një grua humbi jetën në Pamiers të Francës pasi një makinë hyri me shpejtësi mes një grupi fermerësh që protestonin për të drejtat e tyre.
Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur rëndë dhe vajza dhe bashkëshorti i viktimës, teksa 3 personat që udhëtonin në makinë u arrestuan.
Fermerët në Francë prej disa ditësh kanë dalë në protestë për të kërkuar më shumë mbështetje dhe subvencione nga shtetit.
Protesta të ngjashme janë duke u mbajtur në disa zona të Francës, teksa fermerët paralajmërojnë se qëndresa e tyre do të përshkallëzohet deri në plotësimin e kërkesave. (A2 Televizion)