Një kërcënim që vjen në formën e shakasë. Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, iu përgjigj me ironi një deklarate të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit Amerikan se Moska nuk do ta rimarrë asnjëherë Alaskën.
“Sipas përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit, Rusia nuk do ta marrë pas Alaskën, e cila iu shit Shteteve të Bashkuara në shekullin e 19-të. Atëherë kaq ishte. Ne prisnim që ishte vetëm çështje ditësh kur do të bëhej sërish e jona. Tani lufta është e pashmangshme”, Dmitry Medvedev, zëvendëskryetari i këshillit të sigurimit të Rusisë.
Përgjigjja e zyrtarit të Departamentit Amerikan të Shtetit erdhi nga pyetja e një gazetari lidhur me lëvizjet e presidentit rus Vladimir Putin për shpalljen e shitjes së Alaskës të paligjshme, përmes një urdhri ekzekutiv. Ironia nuk ka munguar as në reagimin e zëdhënëses së ministrisë së Jashtme të Moskës.
Maria Zakharova, e pyetur nga CNN, lidhur me fjalët e Putinit se Rusia po kthen territore si në kohën e Pjetrit të Madh, tha se gazetari është i shqetësuar për shkak të Alaskës. Kjo vjen në një kohë kur kryediplomati rus, Sergej Lavrov, gjendet në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara. Në këshillin e Sigurimit të OKB-së, ai mbrojti luftën e nisur në Ukrainë.
Duke qëndruar te konflikti, Kievi raporton se gjatë bombardimeve të fundit nga Rusia, u vranë 6 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, si dhe u plagosën 73 të tjerë. Kremlini reagoi duke nënvizuar se bombardimet janë kryer vetëm në shënjestra ushtarake. Lavrov shkon në Nju-Jork, Medvedev - Amerikës: Na ktheni Alaskën, lufta e pashmangshme! (A2 Televizion)