Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 82%
  • Ndikimi i shoqërisë 12%

Trump vijon revanshin, merr fitoren kyçe përballë Haley

Nga A2 CNN
24 Janar 2024, 07:38 | Bota



New Hampshire i përket Donald Trump. Ish-presidenti dha një tjetër provë se është ai me shumë mundësi kandidati i republikanëve në përballjen Joe Biden për Shtëpinë e Bardhë.

Manjati arriti të fitonte primaret në New Hampshire me një diferencë të thellë përballë Nikki Haley, të cilat konsideroheshin një pikë kyçe për garën mes republikanëve.

Pas numërimit të pjesës më të madhe të votave, Trump udhëheq ndaj Haley me të paktën 10 pikë përpara.

Rezultati shënon një hap prapa për ish-ambasadoren amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e cila investoi kohë dhe burime të konsiderueshme financiare për ta mundur Trump.

Haley është sfiduesja e fundit në garën republikane pasi guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i dha fund fushatës së tij presidenciale gjatë fundjavës, çka i mundësoi asaj të bënte fushatë si alternativa e vetme përballë Trump.

Ajo i intensifikoi kritikat ndaj ish-presidentit, duke vënë në pikëpyetje mprehtësinë e tij mendore dhe ka paraqitur veten si një kandidate unifikuese që do të sillte ndryshime për brezat e ardhshëm. Por fushata e saj nuk tërhoqi votues të mjaftueshëm.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu