Pa asnjë shqetësim apo pendesë, lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, ka deklaruar se vdekjet e palestinezëve janë "sakrifica e nevojshme", në luftën kundër Izraelit. Deklarata bombë e kreut të organizatës sunite palestineze u zbulua nga mediat amerikane, të cilat kanë në dispozicion një raport me letrat e tij që i ka dorëzuar zyrtarëve të Hamasit.
Yahya Sinwar, i cili ndihmoi në orkestrimin e sulmit terrorist të 7 tetorit në Rripin e Gazës, pranoi ftohtë se ai i sheh vdekjet e civilëve palestinezë si domosdoshmëri, ndërsa lufta e Izraelit kundër enklavës palestineze vazhdon të jetë e ndezur.
Ndërkohë, nuk i ka kursyer edhe lëvdatat për veten, në negociatat për armëpushim në Gaza.
"Ne i kemi izraelitët pikërisht aty ku i duam", citohet të ketë thënë Sinwar në një mesazh drejtuar zyrtarëve të Hamasit që takohen me negociatorët e Katarit dhe Egjiptit.
Letrat e Yahya Sinwar drejtuar zyrtarëve dhe negociatorëve të Hamasit zbuluan gjithashtu se pavarësisht se kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij duke luftuar kundër Izraelit, edhe ai thuhet se ishte i tronditur nga aktet brutale të kryera nga luftëtarët e tij më 7 tetor 2023. (A2 Televizion)