Ushtria izraelite pranon se ka vrarë aksidentalisht tre pengje në Gaza

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2023, 20:37 | Bota

Ushtria izraelite pranon se ka vrarë aksidentalisht tre pengje në Gaza

Ushtria izraelite ka pranuar të premten se ka vrarë aksidentalisht tre pengje gjatë një operacioni në lagjen Shejaiya të Gazës.

Në një deklaratë, IDF tha se gjatë luftimeve, një njësi ushtarësh i trajtoi "si kërcënim" pengjet, të cilët po përpiqeshin të arratiseshin dhe i qëlloi, duke i plagosur për vdekje.

Pas incidentit, tek ushtarët u ngritën dyshime për identitetin e viktimave. Për pasojë ata u kthyen në territorin izraelit, ku u krye procedura e identifikimit, që zbuloi se të tre ishin persona që ishin rrëmbyer nga militantët e Hamasit më 7 tetor.

Të rrëmbyerit e vrarë në incident janë Yotam Chaim nga kibuci “Kfar Gaza”, Samer Talalka i cili u rrëmbye nga vendi i tij i punës në Nir Am dhe një i rrëmbyer i tretë, familja e të cilit kërkoi të mos i zbulohet emri.

“Kjo është një ngjarje tragjike që po ndodh në një zonë luftimi me shumë terroristë. Jemi në fazën e mbledhjes së provave dhe sqarimit të detajeve të incidentit", tha zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli