Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Vrasja e numrit 2 të Hamasit, lideri i Hezbollaut kërcënon Izraelin: Kush hyn në luftë me ne do të pendohet

Nga A2 CNN
4 Janar 2024, 09:06 | Bota

Vrasja e numrit 2 të Hamasit, lideri i Hezbollaut kërcënon

Vdekja e numrit dy të Hamasit, Saleh al-Arouri nuk do të mbetet e pandëshkuar. Ky ishte mesazhi që lideri i Hezbollaut libanez, Hasan Nasrallah, i dërgoi izraelit 24 orë pasi ushtria e Tel Avivit goditi disa baza në Bejrut, për të eliminuar “trurin” e operacioneve ushtarake të milicisë palestineze.

Izraeli nuk e ka pranuar të jetë përgjegjës, por SHBA ka konfirmuar se aleatët e tyre qëndrojnë pas sulmit me dronë që ndodhi të martën.

Nasrallah e përshkroi vdekjen e Arourit si një "krim të madh dhe të rrezikshëm për të cilin nuk mund të heshtet" dhe e konsideroi çdo vrasje në Liban si një vijë të kuqe.

"Ne nuk kemi frikë nga lufta", tha Nasrallah në një fjalim televiziv duke shtuar se nëse Izraeli provokon luftë në Liban "nuk do të ketë më barriera e as rregulla" për përgjigjen e Hezbollahut.

"Ata që mendojnë të shkojnë në luftë me ne do të pendohen. Lufta me ne do të ketë një kosto shumë të lartë”, tha Nasrallah.

Më tej ai shtoi se tre muaj pas fillimit të operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës, Izraeli nuk ka regjistruar ndonjë sukses strategjik.

Mbrëmë, ata u përpoqën të paraqesin një imazh të fitores, me vrasjen e pabesë të Sheikh Saleh al-Aruri. Por a po e shohim këtë në Gaza?”, tha lideri i Hezbollahut duke vënë në pikëpyetje forcën e Tel Avivit.

Ai bëri homazhe edhe për dhjetëra viktimat e bombardimeve të dyfishta në qytetin iranian të Kermanit, pranë varrit të gjeneralit Qassem Soleimani.

Duke iu referuar viktimave të sulmeve izraelite dhe amerikane në Palestinë, Liban, Irak dhe Jemen, ai tha: "Gjaku juaj, sakrificat tuaja dhe ajo që keni kaluar nuk do të shkojnë dëm dhe do të çojnë në zhvillime pozitive në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme".

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani