Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 39%
  • Tre herë në javë 22%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 33%

Vrau 18 persona në SHBA, gjendet i vdekur autori, la pas një mesazh lamtumire për të birin

Nga A2 CNN
28 Tetor 2023, 18:04 | Bota

Vrau 18 persona në SHBA, gjendet i vdekur autori, la pas një mesazh

Autori i dyshuar për vrasjen e 18 personave në qytetin Lewiston, në shtetin amerikan të Maine, është gjetur i vdekur pas një kërkimi treditor.

“I dyshuari për të shtënat e së mërkurës mbrëma është gjetur dhe ka ndërruar jetë”, postoi Zyra e Sherifit të Qarkut Androscoggin në Facebook.

Nuk është e qartë se ku u gjet trupi i Robert Card, 40-vjeç. Sipas CBS News, partneri amerikan i BBC-së, trupi i tij u gjet pranë një qendre riciklimi. Card besohet se ka vrarë veten.

Zyrtarët i thanë mediave amerikane se autori kishte lënë një shënim lamtumire, por pa specifikuar se çfarë shkruante. Ajo që dihej ishte se ky mesazh i drejtohej djalit të tij.

“Zemrat tona janë thyer”, tha Katie Card, e cila është e martuar me vëllanë e sulmuesit.

Card ishte një rreshter në një bazë Rezervë të Ushtrisë Amerikane aty pranë dhe policia tha se ai ishte i shtruar përkohësisht në një institucion të shëndetit mendor gjatë verës. Mes të vrarëve në Lewiston ishin katër vendas të shurdhër të moshës 14 deri në 76-vjeç.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi