FBI-ja dhe forcat speciale SWAT vijojnë kërkimet për arrestimin e autorit të masakrës së ndodhur në Lewiston. Agjentët e policisë patrullojnë rrugët dalëse të qytetit dhe rrethinat. Policia bastisi edhe shtëpinë e autorit. Postoblloqe të shumta kontrolli janë vendosur në të gjithë territorin për të mos lejuar largimin e autorit.
40-vjeçari Robert Kard një rreshter në radhët e rezervës ushtarake konsiderohet tepër i rrezikshëm nga policia dhe është i armatosur. Ai është instruktor për përdorimin e armëve. Autori sipas policisë ka qenë i shtruar për disa kohë edhe në institucionet e shëndetit mendor.
Aktualisht, shumë institucione qëndrojnë të mbyllura në Maine, ndërkohë policia i ka kërkuar banorëve të njoftojnë forcat e rendit për çdo dyshim të mundshëm. (A2 Televizion)