Forcat e Armatosura të Izraelit kanë realizuar inkursionin e dytë të gjerë në territorin e Gazës, gjatë mbrëmjes.
Forcat izraelite, në një video të publikuar, mëngjesin e së premtes, nga zëdhënësi i IDF shihen teksa i drejtohen objektivit të aksionit, që ishte lagjja Shuja'iyya në Gazën lindore.
Duke konfirmuar vlerësimin se bastisjet e kufizuara mund të ishin një provë për një pushtim tokësor, në postimin e tij në platformën X, Daniel Hagari përshkruan se në operacionin në Gaza u përfshinë forcat e këmbësorisë, të blinduara me mbështetjen ajrore të helikopterëve dhe dronëve.
כוחות חי"ר, שיריון והנדסה בפיקוד עוצבת ‘געש׳ (36) ובליווי של כטמ"מים ומסוקי קרב של צה"ל פשטו ביממה האחרונה פשיטה במרכז רצועת עזה. כחלק מהפשיטה, כלי טיס וארטילריה של צה״ל תקפו מטרות של ארגון הטרור חמאס בשכונת סג'עיה וברחבי הרצועה >> pic.twitter.com/9UafFCL3qA
— דובר צה״ל דניאל הגרי - Daniel Hagari (@IDFSpokesperson) October 27, 2023
Kjo ndërhyrje e njësive të këmbësorisë ka pasur po ashtu mbështetje të garantuar ajrore me helikopterë dhe drone.
Qëllimi i operacionit, sipas përfaqësuesit izraelit, ishin depot e armëve të Hamasit, vendet e lëshimit të raketave dhe predhave antitank.
“Forcat u larguan nga zona në fund të misionit dhe nuk ka viktima në radhët tona”, shtoi zëdhënësi i IDF.
Daniel Hagari publikoi edhe video të njoftimeve të komandantit të Divizionit 36 dhe të pranisë në qendrën e operacioneve të kreut të Komandës Jugore dhe shefit të Forcave Ajrore izraelite. (A2 Televizion)