Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Vriten tragjikisht 65 pengje, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë akuza për rrëzimin e avionit

Nga Xhevahir Qardaku
24 Janar 2024, 18:21 | Bota

Duhej të fitonin lirinë, por ajo që morën ishte vdekja. 65 të burgosur lufte humbën jetën tragjikisht pas rrëzimit në tokë të një avioni transporti në rajonin Belgorod të Rusisë, në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Autoritetet e Moskës konfirmuan se të gjithë të pranishmit në bord, përfshirë dhe 6 anëtarët e ekuipazhit dhe 3 persona të tjerë kanë humbur jetën.

Imazhet e momentit të rrëzimit janë kapur nga një kamera amatore, ndërsa banorët japin dëshmitë e tyre.

“Kemi parë një objekt fluturues në qiell të kapluar nga flakët. Më pas dëgjuam një shpërthim dhe pamë një dritë të kuqe. Nuk i pamë nga erdhën ato shpërthime. Por avioni ishte në flakë para se të rrëzohej,” u shpreh Alexander Gerasimenko, rezident në Yablonovo.

“Avioni ishte në zjarr. Dëgjuam dy shpërthime, i dyti ishte më i madh.”

Pengjet, që ndodheshin në bordin e avionit Ilushin Il-76 do të liroheshin si pjesë e një shkëmbimi mes ushtrive të Moskës dhe Kievit.

Mediat në Ukrainë, raportuan fillimisht se avioni ishte rrëzuar nga ushtria e tyre, pasi mjeti fluturues transportonte raketa.

Por zyrtarisht, ministria e mbrojtjes në Kiev refuzoi përgjegjësinë duke thënë se shkaqet duhet të qartësohen. Rusia pretendon se informoi Ukrainën për fluturimin e avionit. Ministri e mbrojtjes në Moskë, përmes një deklarate, nënvizon se posedon të dhënat e radarëve që mbështesin tezën e një sulmi raketor nga ana e Ukrainës.

“Qëllimi i tyre është që të fajësojnë Rusinë për eleminimin e personelit ushtarak”, lexohet në deklaratë. Ukraina hedh poshtë akuzat duke pretenduar se Moska po nxjerr këto informata për të destabilizuar vendin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani