Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Treni i pasagjerëve merr para kamionin, 1 i vdekur dhe 20 të plagosur

Nga A2 CNN
24 Janar 2024, 10:30 | Bota

Treni i pasagjerëve merr para kamionin, 1 i vdekur dhe 20 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çeki, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku si pasojë e përplasjes së një treni pasagjerësh dhe një kamioni, një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur.

Përplasja ka ndodhur në afërsi të fshatit Dolni Lutini, në afërsi të qytetit Karvina, në veri-lindje të Republikës Çeke.

“Të mërkurën, treni IC 546 u përplas me një kamion. Kolegu ynë, shoferi i trenit humbi jetën”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Sipas informacioneve, në tren ndodheshin gjithsej 60 pasagjerë, nga të cilët 20 mbetën të plagosur.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi