“Zbatoni eutanazinë!” Balenat ngecin në brigjet e Paqësorit, rrezikojnë të ngordhin!

Nga A2 CNN
25 Prill 2024, 14:10 | Bota

Një situatë e pazakontë është vënë re në brigjet e Paqësorit në Australinë Perëndimore.

Më shumë se 140 balena rrezikojnë të ngordhin si pasojë e daljes në berg. Banorët, turistët dhe ekspertët po përpiqen të shpëtojnë sa të munden prej tyre.

"Fatkeqësisht, 26 balena të bllokuara në plazh kanë ngordhur," tha një nga ekspertët i pranishëm në vendngjarje. Bazuar në situata të ngjashme të mëparshme, ekspertët e kafshëve të detit besojnë se ndaj balenave duhet të zbatohet eutanazia, pasi nuk janë në gjendje të mbijetojnë.

Në korrik të vitit të kaluar, më shumë se 50 balena ngordhën pasi u bllokuan në një plazh të largët të Australisë Perëndimore. Shteti përjetoi bllokimin e tij më të madh të balenave në vitin 1996, kur 320 balena pilot dolën në breg.

Balenat pilot janë të njohura për jetesën në koloni dhe nëse dikush nga balenat është në vështirësi, pjesa tjetër e tyre i shkon nga pas.

A2 CNN Livestream

A2 Sport