Presidenti i Ukrainës ka zbuluar se më shumë se 46,000 ushtarë të vendit kanë vdekur deri më tani gjatë luftës me Rusinë.
Sipas mediave të huaja, Volodymyr Zelensky vlerësoi gjithashtu se "dhjetëra mijëra" civilë ukrainas ishin vrarë, por tha se ishte e vështirë të dihej numri i saktë i tyre.
Ai i bëri komentet gjatë një interviste me partnerin amerikan të Sky News NBC.
Kur u pyet se sa ukrainas kishin vdekur në konflikt deri më tani, Zelenskyy tha: "Ne kemi mbi 46,000 ushtarë të vrarë”.
“Pastaj ne kemi... është e vështirë të thuash, dhjetëra mijëra të tjerë që janë të zhdukur në aksion ose janë në robëri dhe nuk mund ta dish me siguri sepse i humburi në aksion mund të jetë i vdekur”, shtoi Zelensky më tej.
"Unë mendoj se ka rreth 380,000 të plagosur dhe janë 20,000 fëmijë të deportuar në Rusi", shtoi ai.
Sipas Zelenskyt “dhjetëra mijëra civilë kanë vdekur gjithashtu në territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës”.
Ukraina shpesh ka hezituar të japë shifra të viktimave nga frika se mund të demoralizojnë vendin.
Zelenskyy tha në dhjetor se 43,000 ushtarë ukrainas ishin vrarë.
Komentet e tij pasuan një pretendim nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump se 400,000 ushtarë ukrainas kishin humbur jetën.
Ndërkohë, Ministria britanike e Mbrojtjes tha në janar se pothuajse 800,000 ushtarë rusë ishin vrarë ose plagosur./ REL (A2 Televizion)