25 vite nga çlirimi, NATO po punon për të ruajtur sigurinë e lirinë e lëvizjes

Nga A2 CNN
12 Qershor 2024, 20:43 | Aktualitet

“NATO po punon për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt e për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin e OKB."

Ishte ky mesazhi që përcolli aleanca e Atlantikut të veriut, në faqen e saj zyrtare, me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Sakaq, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR e shënoi 12 qershorin përmes një ceremonie në kampin “Film City”, ku ishte e pranishme edhe presidentja Vjosa Osmani.

Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutaş, tha se është krenar që është në krye të misionit më të madh aktualisht të NATO-s, ndërsa ka nderuar edhe ushtarët që humbën jetën teksa po shërbenin në mision. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos