Blerja e votave, politikani serb: Vuçiq vazhdon lojën e ndyrë ndaj Kosovës

Nga A2 CNN
24 Janar 2025, 07:35 | Aktualitet

Blerja e votave, politikani serb: Vuçiq vazhdon lojën e ndyrë

Politikani serb Dragan Shormaz ka akuzuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq se po vazhdon lojën e tij të ndyrë në raport me Kosovën, duke blerë votat e serbëve për zgjedhjet e 9 shkurtit në emër të ndarjes së ndihmave.

Beogradi zyrtar ka njoftuar se do të ndajë nga 170 euro ose 20 mijë dinarë ndihma në emër të asistencës sociale për 5 mijë serbë, vendim që do të zbatohet nga 1 shkurti.

“Vuçiq gjithmonë bën lojë të ndyrë! Tani në mes të fushatës ka lëshuar para për 5 mijë serbë në Kosovë dhe kushti për ato para sigurisht që do të jetë që ata ta votojnë Listën Serbe, e cila është e përbërë nga të paaftë të dëshmuar. Të shohim si do të arrijnë ato para në Kosovë?!”, shkruan Shormaz në platformën X. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos