Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

'Dështimi amerikan në Kosovë', Politico: Washingtoni interesohet për biznes pas lufte

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2024, 22:55 | Aktualitet

“Si dështoi Amerika në Kosovë”. Është ky titulli i revistës prestigjioze Politico, me autor Matthew Karnitschnig.

Editorialisti i revistës për Europën bën një përmbledhje të aktivitetit të ish-zyrtarëve amerikanë në Kosovë, të cilët kanë pasur një rol të rëndësishëm në çlirimin e saj. Sipas, Politico, Kosova vuan nga korrupsioni dhe niveli i lartë i emigracionit në Europë.

Në shkrim renditen zyrtarë të rëndësishëm politik dhe ushtarak të Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë tentuar të zhvillojnë biznes në Kosovë, por shpesh herë investime këto të dyshuara për korrupsion.

Politico rendit projektin e ish-Gjeneralit të NATO-s, Wesley Clark për investimet në energjinë e rinovueshme. Për këtë projekt Clark ka takuar edhe Kryeministrin, Albin Kurti. Investimet e Clark në Kosovë kanë shumë vite pa u implementuar si rrjedhojë nuk janë miratuar nga Kuvendi.

Më tej, Politico përmend ish-Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright, kompania e së cilës qëndronte pas planit për privatizimin e PTK, operatorit telefonik shtetëror. Oferta e Albright ishte tunduese, por një artikull i New-York Time për konflikt interesi e detyroi ish-Sekretaren Amerikane të tërhiqte ofertën.

Revista Politico, nuk lë mënjanë as megaprojektin për autostradën “Ibrahim Rugova”, ndërtimi i së cilës është shoqëruar me debate dhe akuza për korrupsion. Sipas Politico, Kosova ndodhet përballë problemeve territoriale me Serbinë, dhe nuk ka vendosur akoma një marrëdhënie stabël me Beogradin.

Shembulli konkret është përplasja në Banjskë me mercenarë serb, ku si pasojë mbetën të vrarë një polic kosovar. Mësimet që vijnë nga Kosova, për Politicon mund të jetë një vijimësi edhe në Ukrainë. Në përfundim të luftës, Kievi mund të bëhet ‘preja’ e re e zyrtarëve amerikanë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani