"Do ketë qeveri koalicioni", Shefi i NATO-s për zgjedhjet në Kosovë: Punojmë me këdo që udhëheq vendin

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2025, 15:18 | Aktualitet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se pret që pas zgjedhjeve në Kosovë, të ketë një qeveri të qëndrueshme dhe se NATO-ja do të punojë me këdo që do të udhëheqë me vendin.

Rutte e ka thënë këtë në një konferencë me gazetarët, ku ka folur për takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare, që zhvillohet të enjten në selinë e kësaj aleance në Bruksel.

“Natyrisht, ne sigurojmë që do të punojmë me këdo që do të udhëheqë me vendin. Dhe natyrisht u dëshirojmë të gjithë politikanëve gjithë të mirat në drejtimin e hapësirës politike dhe që të sigurojnë që të ketë një Qeveri të qëndrueshme sa më parë që të jetë e mundur”, ka thënë Rutte.

Të dielën, më 9 shkurt, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Në bazë të 99 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti mori më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, përkatësisht 47 nga 120 vendet parlamentare - megjithatë, jo mjaftueshëm për të formuar qeverinë e vetme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos