Sulme të reja në veri? Ekspertët: Viti 2024 nuk do të jetë i qetë, Banjska do të përsëritet

Nga Ideal Gola
6 Shkurt 2024, 19:40 | Aktualitet

Çështja e dinarit dhe paralajmërimet e ndërkombëtarëve kanë rikthyer frikën për trazira në Kosovë, sidomos në pjesën veriore të vendit.  Ekspertët e sigurisë e shohin organizimin e grupeve si ai i Banjskës si skenarin më të mundshëm për tensione.

“Situata e sigurisë është e brishtë, dyshoj që do të jetë i qetë viti 2024. Nuk është lajm i mirë. Kosova do të sfidohet nga grupe të ndryshme terroriste të udhëhequra nga shteti serb. Por agresion në shkallë të gjerë të ushtrisë serbe mendoj që nuk do të ketë”, u shpreh ish-koloneli FSK-së, Afrim Veseli.

Konflikti në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme e kanë rënduar situatën e sigurisë në të gjithë botën prandaj kërkohet vigjilencë.

“Kur shefi i Shtabit të Forcave të NATO-së në Bruksel paralajmëron jo vetëm nivelin ushtarak por edhe civilët se çfarë duhet të ndërmarrin, si të reagojnë me mjetet e nevojshme për evakuim dhe për qëndrim rreth një lufte eventuale tregon që aspekti i sigurisë është mjaft i brishtë dhe gatishmëria duhet të jetë në nivelin më të lartë”, deklaroi eksperti Nuredin Ibishi.

Prezenca emisionit të NATO-s, KFOR, i cili ka mandatin të ruajë kufijtë e Kosovës i jep një siguri vendit.

“Nëse ata (Serbia) mendojnë të sulmojnë me ushtri të rregullt dyshoj që do të ekzistojë edhe shteti serb sepse prodhimi i luftërave që nga vitet '90-ta por edhe më herët gjithmonë ka ndodhur nga Serbia e nuk e besoj që kësaj here NATO-ja dhe BE do t'ia falin Serbisë këtë”, tha ish-koloneli Veseli.

Të hënën, presidentja Vjosa Osmani tha se nga informacionet që posedojnë, Serbia po planifikon sulme të reja në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos