Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

Kosova liston punën e bërë për heqjen e masave nga BE-ja, Bislimi i shkruan Lajçakut

Nga Xhevahir Qardaku
6 Shkurt 2024, 11:53 | Aktualitet

Kosova liston punën e bërë për heqjen e masave nga BE-ja,

Kosova kërkon nga Bashkimi Europian që të marrë vendim për largimin e masave ndëshkuese. Për këtë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i ka dërguar një letër të dërguarit të posaçëm për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Aty ka renditur përpjekjet që Kosova ka bërë ndaj kërkesave për heqjen e masave.

“Largimi i menjëhershëm i masave do t’i ndihmonte institucionet e Kosovës të mobilizonin përpjekjet për përparimin e përshpejtuar të reformave, krijimin e mjedisit për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin më të shpejtë”, shkruan Bislimi në rrjetin social X.

Ndërsa vetë Lajçak ka bërë një përmbledhje të vizitave të fundit në Prishtinë dhe Beograd, duke vënë theksin te çështja e dinarit.

“Po ndjek nga afër zhvillimet lidhur me Rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para në dorë, veçanërisht me ndikim në komunitetet serbe që jetojnë në Kosovë”, njofton ndërmjetësuesi europian.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli