Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Çështja e dinarit shkon në Pekin, Kina në mbështetje të Vuçiç, kritika për Kosovën

Nga Xhevahir Qardaku
5 Shkurt 2024, 16:10 | Aktualitet

Çështja e dinarit shkon në Pekin, Kina në mbështetje

Edhe Kina, ashtu si Rusia, po i mban sytë shumë afër Kosovës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin, gjatë një konference për shtyp, foli për zhvillimet e fundit mes Beogradit dhe Prishtinës, me një fokus të veçantë tek dinari serb.

Zyrtari i shtetit komunist lëshoi kritika në drejtim të Kosovës duke thënë se “çdo veprim i njëanshëm nuk do të jetë i favorshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe as për paqen dhe stabilitetin rajonal”.

Ne mbështesim palët përkatëse për të arritur një zgjidhje politike të pranueshme reciprokisht përmes dialogut", u shpreh zëdhënësi.

Zyrtari i Kinës shpreh mbështetjen për presidentin serb Aleksandër Vuçiç, duke përsëritur retorikën e tij për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë dhe mbrojtjen e të drejtës për mbijetesë të serbëve në Kosovë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani