Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 0%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 0%

“Dëbimi” i dinarit serb,  diplomati Ukshini: Vendimi i duhur, por duhej dhe një fushatë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2024, 19:07 | Aktualitet

“Dëbimi” i dinarit serb,  diplomati Ukshini: Vendimi i

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini u shpreh në A2 CNN se është dakord me deklaratat e kreut të Kuvendit, Glauk Konjufca se dinari serb nuk duhej të përdorej më në Kosovë që prej vitit 1999.

Teksa komentoi ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për çdo vendim sovran të Kosovës, Ukshini pranon se duhet të ishte ndërmarrë një fushatë më e gjerë informuese për çështjen e dëbimit të monedhës serbe,

“Ajo që tha Konjufca, pajtohem plotësisht. Ndërkombëtarët ose nuk po e dinë ose paketimi i vendimit nuk ka qenë në mënyrën e duhur. Në 1999 përfaqësuesi special Kushner mori një vendim që solli markën gjermane, e cila më pas u zëvendësua me euron. Por ajo që tha Konjufca është që është përdorur në formë ilegale dinari që Serbia të tregonte një lloj prezence. Ky vendim mbase ka pasur nevojë për një fushatë informuese”, u shpreh Ukshini në A2 CNN.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi