Në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila parasheh që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb.
Në një farmaci në qendër, qytetari i Kosovës nga komuniteti serb Sasha Iliç, pas kamerës thotë se nga mëngjesi të gjitha pagesat janë bërë vetëm me monedhën euro. Ai thekson se nuk ka pasur asnjë hezitim nga serbët e tjerë për marrë medikamente me valutën euro si dhe në kasafortën e tij nuk ka asnjë kartëmonedhë serbe.
Në të gjitha bizneset, lokalet qe i ka vizituar ekipi i A2CNN, përfshi kafenetë dhe bizneset e tjera të vogla, fatura dhe pagesa janë realizuar në euro. Marko Saviç, thotë se dinarin e mbajmë vetëm në xhepa, por shërbimet i bëjnë euro.
Në gjitha bankomatet po ashtu më nuk kryenin shërbimet në dinar, këtë e pohuan serbët që ishin duke marrë këtë shërbim.
Banka Qendrore e Kosovës e prezantoi këtë rregullore të re për të luftuar përdorimin e dinarit për financimin e terrorizmit dhe aktiviteteve të tjera të dëmshme. Ky vendim ka rritur shqetësimet e serbëve lokalë, të cilët marrin paga dhe pensione nga Serbia me dinarë, por njëkohësisht e kanë përdorur këtë valutë për shërbime financiare shitblerje.
Megjithatë, Qeveria e Kosovës tha se zbatimi i rregullores për operacione me para të gatshme do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtësuar, pa masa ndëshkuese.
(A2 Televizion)