Fotografoi votën, shoqërohet në polici një grua në Zveçan

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2025, 17:55 | Aktualitet

Fotografoi votën, shoqërohet në polici një grua në

Një qytetare e nacionalitetit serb u ndalua dhe u shoqërua në Komisariatin e Zveçanit pasi u akuzua për fotografimin e fletëvotimit në një qendër votimi në Zveçan, pjesa veriore e Kosovës.

Ajo u ndalua pas një raportimi nga anëtari i komisionit të qendrës së votimit. Megjithatë, ajo ka deklaruar se ka fshirë fotografinë.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se personi është dërguar në stacionin policor për tu marrë në pyetje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos