Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 44%
  • Modern 11%
  • I trashëguar 0%
  • Unik 44%

“Kosova është Shqipëri!”. Djali i ish kandidates për presidente në SHBA reagon ndaj Vuçiç

Nga Xhevahir Qardaku
21 Mars 2024, 12:09 | Aktualitet

“Kosova i përket Shqipërisë!”. Është ky mendimi i djalit të Nikki Haley, ish kandidate republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Nalin Haley e ka bërë të ditur këtë qëndrim përmes një statusi në rrjetin social X, ish-platforma Twitter. Reagimi i tij ka ardhur bashkëlidhur me videon e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në të cilën kërcënon Kosovën me luftë. Në mbishkrimin e videos thuhet se “24 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes së sigurisë me Rusinë. Vuçiçi i Serbisë njofton se do të pushtojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për të”.

“Kosova është Shqipëri!”. Djali i ish kandidates
Nailin me mamanë e tij

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli