Zyrtari amerikan i narkotikëve pas Shqipërisë viziton Kosovën

Nga A2 CNN
19 Mars 2024, 15:20 | Aktualitet

Vizitën 2-ditore në Tirane, Ndihmës Sekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve e nisi ne institucionet e drejtësisë.

Todd D. Robinson u takua me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe drejtoren e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Në agjendën e tij është edhe një takim me kryeministrin Edi Rama. Vizita, sipas njoftimeve zyrtare, do të përciellë mesazhin se SHBA mbështet luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe punën për forcimin e sundimit të ligjit dhe ndërtimin e institucioneve të forta.

Pas Shqipërisë, Robinson do të qëndrojë dhe dy ditë në Kosovë, në takime me Presidenten Vjosa Osmani dhe institucionet e drejtësisë e të zbatimit të ligjit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos