Shkarkimi i kryetarëve, profesori universitar: Fitorja e listës serbe do të ishte kthim mbrapa

Nga Ideal Gola
15 Mars 2024, 22:00 | Aktualitet

Më 21 prill do të mbahen votimet për të shkarkuar nga funksioni kryetarët shqiptarë të 4 komunave veriore si Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan si dhe Leposaviç. Procesi vlerësohet të jetë i administruar mië nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa kërkohet që të mbyllet sa më shpejtë edhe për shkak të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian.

“Fatkeqësisht edhe për arsyen e thejshtë që BE padrejtësisht po ia mban anën Serbisë dhe po e dënon Kosovën duke i shpallur dhe duke i shqiptuar masa apo sanksione të cilta kanë pasoja jashtëzakonisht të rënda, afatgjata, në kuptimin e ndalimit të financimit të projekteve të ndryshme dhe masave të tjera”, tha Mazull Baraliu, Profesor Universitar.

Që prej themelimit, Lista Serbe ka fituar zgjedhjet në komunat me shumicë serbedhe pothuajse gjithmonë të kontestuara. Pushtetin e fituar ata e kanëshfrytëzuar për të sfiduar Republikën e Kosovës.

“Në anën tjetër është edhe rreziku në qoftë se procesi ka sukses kush do të fitojë votat e shumicës atje nëse Lista Serbe përsëri arrin që t’i fitojë votat e shumicës atëherë në kemi kthim mbrapa”, shtoi ai.

 Pavarësisht ndryshimit të lidershipit, misioni i Listës Serbe nuk ka ndryshuar. Ajo vlerësohet se do të vijojë të ndjek urdhrat nga Beogradi dhe të mos përfaqësojë interesat e komunitetit serb në Kosovë.

“Lista Serbe nuk ka mision tjetër përveç destruktiv, kjo është vërtetuar fatkeqësisht, jo me dëshirën tonë, ata janë qytetarët tanë, por të dirigjuar na Beogradi që janë të pirur dhe të verifikuar disa herëqë veprojnë në dëm të stabilitetit të Kosovës dhe në dëm të komunitetit serb, edhe vetvetes do thosha”, bëri me dije Baraliu.

Për të shkarkuar kryetarët aktualë duhen 50%+1 votë, gjë që Lista Serbe mund t’ia rrijë. Profesori universitar Baraliu thotë se nëse ka parregullsi, kryetarët aktualë kanë të drejtë të kontestojnë procesin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos