Kurti ngre zërin ndaj ndërkombëtarëve: Të dënohet sulmi ndaj serbes në Kosovë, heshtja nxit dhunë

Nga A2 CNN
13 Mars 2024, 20:20 | Aktualitet

Kurti ngre zërin ndaj ndërkombëtarëve: Të dënohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kritikoi ndërkombëtarët që nuk kanë reaguar apo dënuar për sulmin ndaj nënkryetares serbe të Zveçanit, të cilës iu dogj biznesi vetëm sepse shërbente në institucionet e Kosovës.

Kurti tha se kjo heshtje mund të nxisë dhe sulme të tjera.

“Natasha Tomaniq, nënkryetarja e Komunës së Zveçanit, 8 Marsin e nisi me lajmin se pronës së saj private i është vënë zjarri. Provat e grumbulluara nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes flasin për zjarr vënie të qëllimshme. Dëmi financiar llogaritet të jetë rreth 40 mijë euro, por qëllimi i sulmit nuk ishte financiar, sado që dëmi do të jetë barrë. Frikësimi dhe terrori ishin synimet ndaj nënkryetares Tomaniq dhe të gjithë serbeve të Kosovës, veçanërisht në veri të vendit të cilët duan integrimin në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës, sepse ashtu mirëqenia e tyre është më e mirë. Megjithatë, pavarësisht se bëhet fjalë për një grua nga komuniteti serb në Kosovë që bart pozitë zyrtare në institucionet publike të vendit tonë, heshtja e komunitetit ndërkombëtar edhe pesë ditë pas sulmit sa vjen e bëhet më shurdhuese. Një heshtje e tillë është sa dekurajuese, aq edhe inkurajuese. Dekurajuese për njërën palë, viktimën, dhe inkurajuese për palën tjetër, agresorin, sepse sulmi ndaj nënkryetares së Zveçanit, Tomaniq nuk ndodhi në vakum”, tha Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos