I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka mbërritur në ndërtesën e Qeverisë për takimin me kryeministrin Albin Kurti.
Fokus i këtij takimi pritet të jetë zbatimi i marrëveshjeve të arritura mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe çështja e dinarit.
Takimi me Kurtin është i fundit në kudër të vizitës dyditore të Escobarit në Prishtinë, pasi paraprakisht është takuar me presidenten Vjosa Osmani, liderët e opozitës, përfaqësuesit e partive serbe, Komandantin e KFOR-it, Ozkan Utulash si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile. (A2 Televizion)