Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se takimi do të zhvillohet në orën 15:30. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar, pas takimeve që ka pasur dje me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, dhe liderët e partive opozitare, sot do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, ka bërë të ditur se kryeministri Kurti do të ketë takim sot pasdite me emisarin amerikan, Gabriel Escobar.
Escobar dje ka zhvilluar takimin e parë me Presidenten Osmani, ku i kushtoi disa fjalë, që duket se ishin mesazh për kryeministrin. Atë e quajti garantuesen kryesore të marrëdhënieve Kosovë-SHBA. (A2 Televizion)