Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

“Vendimi për dinarin, katastrofik”, Escobar: Kurti ka probleme me Amerikën, BE dhe NATO

Nga A2 CNN
12 Mars 2024, 16:28 | Politikë

Mesazhet më të rëndësishme i dha nga Brukseli, ende pa arritur në Kosovë. I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, konfirmoi se ka probleme në komunikim mes Uashingtonit dhe kryeministrit Albin Kurti.

“Partneriteti mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, mes popullit amerikan dhe atij të Kosovës, nuk depërton përmes një njeriu në Kosovë, apo një partie. Mirëpo, më duhet të them që aktualisht kemi probleme në komunikim me kryeministrin. Kosova nuk ka problem vetëm me SHBA-të, por edhe me BE-në, NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë partnerë të tjerë, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, nënvizoi zyrtari amerikan gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Bruksel. Escobar foli dhe për vendimin për dinarin Serb në Kosovë, duke e konsideruar atë “një vendim katastrofik dhe jo kompetent” nga ana e autoriteteve.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i ketë parasysh shqetësimet e komunitetit serb dhe mekanizmit ndërkombëtar për trajtimin e minoriteteve brenda Kosovës”, tha zyrtari i Departamentit të Shtetit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë