Politologu Albinot Maloku ka ngritur akuza të forta ndaj Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit të BE për Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak në lidhje me qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë në procesin e dialogut. Në studion e Ditarit me Erion Dushin, ai tha se BE vuan nga mungesa e një vizioni të qartë dhe për pasojë sipas tij për Serbinë destruktive nuk ka asnjë vërejtje, ndërsa ndaj Kosovës janë vënë sanksione.
“PE pati një rezolutë që njëra nga pikat duhet marrë me seriozitet nga BE që lidhet me ushtrimin maksimal të kompetencës për të treguar vlerën e saj te qytetarët; a janë apo jo për të ruajtur balancën mes palëve? A kanë kompetencë për të shtyrë përpara dialogun? Mos reagim apo mos vendosje masash ndaj Serbisë në lidhje me Banjskën. BE vuan nga mospasja e një vizioni të qartë, dhe si pasojë kemi një Serbi të angazhuar agresvisht për të qenë destruktive për të pasur raporte të shkëlqyera me Moskën dhe Kosova ka dëshmuar me gjithë kapacitetine vet dhe nuk mori asgjë, përkundrazi mori masa, kurse Serbia nuk mori asnjë vërejtje për veprimet destruktive”.
Sipas tij BE ka qasje të dyfytyrësisë për shkak të mungesës së një vizionit në ëprqasjen ndaj sesi Kosovës e Ballkanit Perëndimor.
“Rezoluta e PE ka qenë e shkëlqyer dhe duhet marrë me seriozitet edhe në rastet kur përfaqësuesi i BE për Ballkanin Perëndimor, Lajçak, pati takim me Dodik që ka sanksione nga SHBA për veprimet e tij në raport me Federatën Ruse dhe kjo është mospërputhje totale e vlerave që promovon BE. Kjo për mua nuk është befasi, se ka kohë që BE ka këtë qasje të dyfytyrësisë dhe kjo rrjedh nga mungesa e një vizioni sesi ti përqaset Kosovës e Ballkanit Perëndimor”.
I pyetur për sigurinë në veri të Kosovës ai u përgjigj: “Pjesa e 4 komunave të veriut të Kosovës janë pjesa më nevralgjike për të ecur përpara dhe më e keqja që ndodhi në BE që Kosova duhet çdo çështje ta ndërlidhë më dialogun, i cili është kryefjala e çdo lëvizjeje dhe nëse nuk e bën si duhet, këto 4 komuna janë të gatshme ku plasin sherret politike dhe të sigurisë”.
Maloku foli edhe për zgjedhjet për shkarkimin e kryekomunarëve të cilat do të mbahen më 21 prill. Për të kjo është një situatë e koklavitur dhe shton se më i shëndetshëm do të kishte qenë të kishte një largim me kompromis të kryetarëve nga këto komuna.
“Mënyra e procesit të ri zgjedhor është diçka e re dhe janë situata të koklavituar se një proces zgjedhor shpalljen e bën presidenca. Më e shëndetshme do të kishte qenë të kishte një largim me kompromis të kryetarëve nga këto komuna dhe të kishim një proces të rregullt dhe jo metoda kreative dhe të mos kemi këtë situatë të koklavitur. Fajin e ka dhe Kurti që po kërkon të përvetësojë gjithçka me mendimin se po bën punë të mira”.
Sa i takon asociacionit, Maloku thekson se ky është një detyrim i Kosovës, por që qeveria nuk dorëzoi asnjë draft statut.
“Asociacioni është obligim për Kosovën dhe qeveria e Kosovës e pati mundësinë dhe fjalën e ndërmjetësit që kjo është çështje e brendshme e Kosovës. Qeveria nuk dorëzoi asnjë draft-staut. Ky është gabim. Duhet të ishte një draft statut që qeveria të tregonte vullnetin. Nuk kemi një dokument të krahasuar për asociacionin”. (A2 Televizion)