Gjendet armatim i rëndë në afërsi të Manastirit të Banjskës

Nga Tomorr Avdia
6 Mars 2024, 18:26 | Kosova
 

Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan, Policia e Kosovës ka gjetur pesë armë antitakne teksa po patrullonin.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë në veri, i cili tha se armatimi i gjetur dyshohet se lidhet me sulmin terrorist të vitit të kaluar.

“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, tha Elshani.

Kujtojmë se një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar në fshatin Banjskë të Zveçanit në veri të Kosovës, ku u vra një rreshter policor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos