“Po ndalohet qarkullimi i disa zyrtarëve në Veri”, Reagon KFOR: Deklarata të pabaza!

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2024, 20:10 | Kosova

“Po ndalohet qarkullimi i disa zyrtarëve në Veri”, Reagon

Misioni i KFOR-it ka deklaruar se janë të pabaza disa deklarata në rrjete sociale në të cilat pretendohen se KFOR-i po ndalon disa zyrtarë kosovarë të udhëtojnë në Veri.

Në njoftimin e lëshuar thuhet KFOR-i nuk ndërhyn kurrë në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë.

“Ne vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë. Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucionet në Kosovë në baza ditore”, thuhet në njoftimin e KFOR. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos