Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

“Kosova ka të drejtë të shtrijë sovranitetin”, Konjufca: Kritikat e SHBA janë të drejta, të mos krijohet panik

Nga Rosalba Bejdo
21 Shkurt 2024, 15:04 | Kosova

Mes shqetësimeve për krisje të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, për shkak të vendimit të Kosovës për dinarin, kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca përpiqet të minimizojë situatën.

Ai thotë se nuk ka vend për panik dhe se i mirëkuptojnë kritikat e Shteteve të Bashkuara. Qëllimi sipas tij, nuk është të vihet në dyshim ligjshmëria e veprimeve të qeverisë por të parandalohen dalja e situatës nga kontrolli, nga reagimet e mundshme të serbëve.

Konjufca, i cili foli në përfundim të seancës gjyqësore për gazin lotsjellës, tha se është e drejtë e Kosovës të shtrijë sovranitetin në vend.

“Këto janë gjithmonë kritika me vend sepse SHBA e shohin Kosovën nivel shumë më të lartë se sa e shohim ne, e shohin në rajon, e shohin edhe në Evropë e shohin edhe në kontekstin e përgjithshëm global, qysh e shohim ne është e drejta e shtetit të Kosovës me shtri sundimin e ligjit dhe sovranitetin e vet, kjo është perspektivë më e ulët më e ngushtë por është perspektivë e të drejtës së Kosovës për me i krye punët e veta.”, tha Konjufca, i cili shtoi se mund të gjendet një e mesme e përbashkët mes të dy palëve dhe se qeveria është duke e bërë këtë.

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë kritikuar së fundmi Qeverinë e Kosovës për shpërfilljen e kërkesave për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës. Ata e cilësuan këtë si vendim të njëanshëm që mund të prodhojë pasoja edhe në partneritetin me SHBA-në.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli