Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 10%
  • E vështirë 60%
  • E pamundur 30%

Serbët mblidhen në veri të Mitrovicës, protestojnë kundër ndalimit të dinarit

Nga Ideal Gola
12 Shkurt 2024, 14:50 | Kosova

Në veri të Mitrovicës serbët e mbledhur nga të gjitha komunat kanë protestuar kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e qarkullimit të dinarit.

Ata kanë kërkuar ndihmë nga ambasadorët e vendeve të QUINT-it për të ndaluar, siç pretenduan ata, padrejtësitë ndaj tyre. Serbët thanë se pa pensionet dhe pagat e Serbisë iu vështirësohet jeta.

Serbët mblidhen në veri të Mitrovicës, protestojnë

Policia e Kosovës konfirmoi se protesta ka qenë e paralajmëruar nga organizatori, e që në këtë rast ka qenë shoqata e pensionistëve si dhe parimisht ishte marrë pëlqimi nga autoritetet komunale për shfrytëzimin e hapësirës publike.

Protesta është mbështetur edhe nga Lista Serbe.

Sipas policisë në protestë kanë marrë pjesë 1800 persona të cilët kishin ardhur në mënyrë të organizuar me autobusë dhe vetura. Protesta ka zgjatur gjysmë orë dhe ka përfunduar e qetë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë