Marrëveshje brenda 45 ditësh? SHBA dhe BE rrisin presionin, analistë janë skeptikë për afatin

Nga Tomorr Avdia
20 Shkurt 2024, 20:31 | Kosova

Fati i dialogut do të përcaktohet gjatë 45 ditëve të ardhshme. Kështu pretendon i ngarkuari i LDK për dialogun, Lutfi Haziri, sipas të cilit BE dhe SHBA janë mobilizuar për të finalizuar marrëveshjen drejt normalizimit. 

Burime të mëdha njerëzore dhe financiare po shfrytëzohen për të nxitur përmbylljen e detyrimeve nga ana e Kosovës e cila sipas tij do të merrte edhe kreditet më të madhe, ndërsa Serbia do të detyrohej të vepronte. 

Këtë nxitim në uljen e palëve, për të firmosur dokumentin bazë, që u arrit në Ohër, vitin e kaluar, analistii gjeopolitikës rajonale, Artan Muhaxhiri e sheh si një  mundësi të mirë për dyja palët,  por një gjë e tillë varet nga vullneti i kryeministrit Kurti dhe  ai i presidenti Vuçiç, ka thënë për A2CCN.

Por Muhaxhiri, theksoi se afati prej 45-së ditësh, vështirë të arrihet për disa arsye.

Finalizimin e procesit të dialogut e sheh si të pa mundur para zgjedhjeve në BE. Sakaq, kryeministri,  Kurti ka thënë një ditë më parë se  ende, nuk kam marrë ndonjë ftesë,  për ndonjë takim në Bruksel, dhe se nëse do të ketë diçka që ka të bëjë me firmosjen e marrëveshjes finale ishte i gatshëm ta bënte sa më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos