Apeli e ka kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.
Vitin e kaluar, Dardan Krivaqa ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe përdhunim, ndërsa Arbër Sejdiu, me 15 vjet burg për ndihmë.
Sipas aktakuzës, më 21 gusht 2021, Krivanqa e kishte detyruar tashmë të ndjerën Marigona Osmani, atëherë 18 vjeç, të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, kishte abuzuar dhe e kishte keqtrajtuar në forma të ndryshme.
Të nesërmen, më 22 gusht, ata akuzohen se e kanë privuar nga jeta Marigonën nga jeta në përpjekje për të fshehur dhunën. Ngjarja ka ndodhur në banesës e Krivanqës në Ferizaj.
Vendimin e plotë mund ta lexoni KËTU. (A2 Televizion)