SHBA rrit presionin ndaj Kosovës, Escobar: Qeveria nuk po na trajton si partner

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2024, 14:10 | Kosova

Shtetet e Bashkuara vijojnë fushatën e presionit ndaj qeverisë së Kosovës, lidhur me çështjen e dinarit.

Pas paralajmërimeve të ambasadorit Hovenier dhe zv/ndihmës sekretarit James O Brien, i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se qeveria e Kosovës, nuk po e trajton Uahsingtonin si partner, me mospërmbushjen e kërkesave për shtyrjen e rregullores qe ndalon dinarin.

“Nuk dua të flas se cilat janë të gjitha pasojat, por mendoj se deklaratat tona publike kanë treguar qartë se ku po shkojnë raportet tona diplomatike dhe politike. Ne jemi shumë të shqetësuar sepse Qeveria e Kosovës nuk po na trajton si partner, ata nuk punojnë me ne për stabilitetin rajonal dhe minojnë dialogun, proces për të cilin SHBA-ja është e përkushtuar plotësisht. Mendoj se ambasadori Hovenier e ka thënë më së miri: kjo ndërlikon kapacitetin tonë për të ndihmuar Kosovën që të integrohet në komunitetin transatlantik”, tha Escobar në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos