Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

“Ta mbrojmë Kosovën”! Ekspertë e qytetarë mirëpresin idenë: Të gjithë nën armë

Nga Ideal Gola
26 Shkurt 2024, 20:03 | Aktualitet

Qytetarët në Prishtinë janë “pro” idesë për shërbim të detyrueshëm ushtarak. Situata e brishtë e sigurisë dhe agresiviteti i Serbisë në raport me shtetin e Kosovës shihen si arsye të mjaftueshme që të rinjtë të kenë edukim ushtarak.

Edhe ekspertët e sigurisë mendojnë se Kosova duhet të ndjek shembullin e shteteve perëndimore që po përgatisin qytetarët për skenare lufte.

“Edhe Kosova pra edhe shqiptarët edhe shteti i Kosovës duhet të rreshtohet dhe të fillojë sa më parë organizmin në rast të ndonjë sulmi eventual në mënyrë që qytetarët e Kosovës të jenë të përgatitur”, Avni Islami, Ekspert i sigurisë.

E rëndësishme theksohet se është edhe funksionalizimi i bunkerëve që gjenden në Kosovë.

“Pavarësisht kostos sa mund të kushtojë strehimoret ato që janë të rivatilizohen, të jenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës, duhet të mendohet një plan afatgjatë që të dnërtohene dhe strehimore të tjera në mënyrë që populli i Kosovës në rast eventualë, civilët, të jenë të sigurtë nëëp strehumioore të tyre në rast sulmi eventual”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, deklaroi ditë më parë për A2 CNN se së shpejti do të prezantojnë konceptin e “mbrojtjes gjithëpërfshirëse” që do të jetë sipas tij më shumë se shërbim i detyrueshëm ushtarak.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi