Ushtarët amerikanë janë stërvitur në mes të flakëve përpara mbërritjes në Kosovë për misionin paqeruajtës.
“Quhet trajnim kundër fobisë ndaj zjarrit. Jo më kot quhet kështu”, shkruan misioni amerikan në NATO në rrjetin social X.
Postimi është shoqëruar me këto imazhe ku duken ushtarët në një tokë të kapluar nga flakët.
“Stërvitja organizohet nga aleatët në NATO dhe partnerët përpara dërgimit të tyre në Kosovë”, shkruan më tej misioni amerikan.
It’s called "fire phobia" training. No wonder why.
— U.S. Mission to NATO (@USNATO) February 22, 2024
It’s organized for NATO Allies and partners ahead of their deployment to Kosovo. NATO’s peacekeeping mission in Kosovo (KFOR) is helping to maintain a safe and secure environment for all people and communities in Kosovo, in line… pic.twitter.com/83gO6Ir2iQ
Gjithashtu, nënvizon se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, po ndihmon për të mbajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë.
Aleanca e fuqishme ushtarake ka shtuar prezencën në Kosovë pas sulmit në Banjskë nga disa paramilitarë serbë, ndërsa vija kufitare me Serbinë monitorohet vazhdimisht nga KFOR-i për të shmangur një përsëritje të rastit.
(A2 Televizion)