Ushtria serbe po mbron serbët e Kosovës, nga shteti i tyre, dhe nga ata që po e mbështesin. Janë fjalët e ministrit të mbrojtjes në Serbi Millosh Vuçeviç. Ai tha se po ndërmarrin aktivitete në lidhje me mbrojtjen e vendit, dhe se po punohet çdo ditë për ta bërë ushtrinë më të fortë.
“Ky është garantuesi më i fortë i sigurisë për vendin tonë dhe pengesa më e fortë për të gjithë ata që “nuk kanë qëllime të mira”.
Nëse nuk do të kishim një ushtri si kjo që kemi sot, më besoni, Prishtina dhe ata që e mbrojnë do të kishin bërë veprime shumë më të këqija ndaj nesh, vendit dhe “popullit tonë” në Kosovë”, u shpreh Vuçiç për RTS, por pa e përmendur se ushtria e ka të ndaluar t’i afrohet kufirit të Kosovës.
Ai ka pretenduar se “Serbia pas një kohe të gjatë ka arritur ta kthejë çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB”. Debatin e para pak ditëve për dinarin, e cilësoi si një fitore për Beogradin. (A2 Televizion)