Ceremonia e ngritjes së flamurit në oborrin e Qeverisë, marrin pjesë Osmani, Kurti, Konjufca

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2024, 08:51 | Aktualitet

Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe kryeministri Albin Kurti morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Presidentja Osmani deklaroi se këto 16 vite Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara për të dëshmuar se e meritoi shtetin dhe se është një vend që kontribuon në paqen dhe sigurinë në rajon.

Kryepralmentari Konjufca tha se sot është një ditë jo vetëm e festimeve, por edhe e reflektimit dhe mirënjohjeve. Ai shtoi se mirënjohja e parë u shkon për të gjithë luftëtarëve e veprimtarët që ndihmuan në çlirimin dhe arritjen e pavarësisë si dhe të aleatëve ndërkombëtarë.

Ndërsa kryeministri Kurti u shpreh se ky 16 vjetor e gjen Kosovën një vend më të sigurt e me të begatë.

Të tre liderët shtetërorë do të vijojnë me homazhe për të nderuar dëshmorë, veprimtarë, martirë që ndihmuan në çlirimin dhe pavarësinë e vendit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë