Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Trazirat në veriun e Kosovës, KFOR largohet nga godinat komunale: Situatë e qëndrueshme

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2024, 09:40 | Aktualitet

Gati 8 muaj pasi u vendosën pranë ndërtesës komunale të Zveçanit, që u bë arenë e përleshjeve të dhunshme me serbët lokalë, trupat e KFOR janë larguar prej andej, pas vlerësimit se situata është e qëndrueshme.

Si rezultat, njësitë nga Batalioni i Forcave Rezervë të KFOR-it nuk do të jenë më të pranishme në ndërtesën komunale, por do të vazhdojnë të qëndrojnë në zonë për të zhvilluar kontrollet e rregullta për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë banorët e kësaj komune.”

Tensionet në komunat veriore të banuara me shumicë serbe shpërthyen në maj të vitit të kaluar kur kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, që u bojkotuan nga serbëte, u shoqëruan me forca policore gjatë hyrjes në ndërtesat komunale. Rreth 90 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse u plagosën gjatë përleshjeve me protestuesit serbë.

Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani i tha Zërit të Amerikës se Zveçani është komuna e fundit në të cilën kishte ende pjesëtarë të KFOR-it.

Fillimisht KFOR ka qenë në tri komuna; Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Janë tërhequr nga Zubin Potoku dhe Leposaviqi më herët ndërsa Zveçani është komuna e tretë dhe e fundit.”

Elshani theksoi se në këto ndërtesa vazhdon të jetë e pranishme policia e Kosovës dhe se situata e sigurisë është e qetë.

Kosova u ndëshkua me masa nga Bashkimi Europian, pasi nuk ju bind kërkesës së ndërkombëtareve për tërheqjen e njësive të posaçme të policisë dhe organizimin e zgjedhjeve të reja në zonë.

Autoritetet në Kosovë, pretendojnë se reduktimi i pranisë së njësive të posaçme në dhe përreth ndërtesave komunale në Veri dhe nisja e procedurave për organizimin e zgjedhjeve duhet të çojë në heqjen e masave ndëshkuese.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të premten se kjo është e domosdoshme për të ecur përpara me mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli