Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

Takim trepalësh në Bruksel, diskutohet për “konvertimin” e dinarit serb në euro

Nga Xhevahir Qardaku
27 Shkurt 2024, 15:29 | Kosova

Në Bruksel u zhvillua “beteja” mes Kosovës dhe Serbisë për konvertimin ose jo të dinarit serb në euro.

Kështu, Bashkimi Europian bëri një tjetër përpjekje që të ndërmjetësojë një zgjidhje për çështjen e brendshme të Kosovës, të cilën Beogradi e shndërroi në çështje.

Pas takimeve të ndara, në Bruksel u mbajt dhe tryeza e përbashkët mes ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa lehtësues i bisedës ishte emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në mesin e pjesëmarrësve të delegacionit të Prishtinës ishte vetë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ndërsa nga pala tjetër janë disa zyrtarë nga Banka Qendrore e Serbisë dhe ministria e Financave.

Më herët, Lajçaku takoi dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç, ndërsa kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi ka refuzuar ftesën për të mos shndërruar “dinarin serb” në një temë të dialogut. Nuk dihet nëse palët janë pajtuar për një formulë për zgjidhjen e këtij problemi.

A2 CNN Livestream

A2 Business