Shkarkimi i kryetarëve të 4 komunave në veri të Kosovës, mblidhet nesër KQZ, shqyrton peticionin

Nga Ideal Gola
7 Mars 2024, 17:47 | Politikë

Shkarkimi i kryetarëve të 4 komunave në veri të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër (e premte) do të mblidhet për të shqyrtuar raportin lidhur me verifikimin e peticioneve për shkarkimin e kryetarëve në 4 komunat veriore me shumicë serbe.

“Mund t'ua konfirmoj se të premten, më 8 mars 2024, Komsioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është planifikuar të prezantohet raporti lidhur me verifikimin e peticioneve të pranuar nga kryesuesit e Kuvendeve Komunale, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”, konfirmoi për A2 CNN, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

KQZ pati pranuar kërkesën për verifikimin e firmave më 25 janar.

Në rast se KQZ konfirmon se nënshkrimet e mbledhura janë të qytetarëve të Republikës së Kosovës me të drejtë vote, atëherë do të organizojë votimin për shkarkimin e kryetarit, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditëve. Që të konsiderohet votim i suksesshëm, kërkohet 50% plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.

Pas kësaj, rezultati i dërgohet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka një afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur zgjedhje të parakohshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos