Mbështetja ndaj Kosovës, Mc Kee: Fërkimet me qeveritë nuk e ndryshojnë qëndrimin e SHBA

Nga A2 CNN
5 Mars 2024, 20:45 | Politikë

Mbështetja ndaj Kosovës, Mc Kee: Fërkimet me qeveritë nuk e

Ndihmës Administratorja e Agjencisë amerikanë për Zhvillim Ndërkombëtar, Erin McKee, tha se përkushtimi i USAID ndaj Kosovës mbetet i palëkundur pavarësisht fërkimeve me qeveri të caktuara. Pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani,  ajo citoi Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken, sipas të cilit, dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është rruga e vetme për integrimin e Kosovës.

“Edhe pse mund të përballemi me mosmarrëveshje apo sfida me qeveri të caktuara, përkushtimi ynë ndaj popullit të Kosovës mbetet i palëkundur dhe i qëndrueshëm. Sot isha këtu për të ritheksuar me të gjithë partnerët tanë, se jemi të përkushtuar për të vazhduar punën me ju në reformat e nevojshme për të minimizuar mundësitë për korrupsion dhe për të forcuar institucionet demokratike të Kosovës. E ardhmja e Kosovës është brenda Evropës. Sekretari Blinken kohët e fundit përsëriti se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është i drejtë dhe rruga e vetme për të çuar Kosovën drejt  integrimit me institucionet evropiane dhe euroatlantike. Siç kemi bërë në 25 vitet e fundit, USAID-i do të qëndrojë i palëkundur në partneritet me Kosovën për të siguruar që momenti drejt kësaj të ardhme të mos lëkundet, por të përshpejtohet dhe përfundimisht të finalizohet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos